Agjencia Telegrafike Shqiptare

Aksidentet rrugore u ulën me -55,3 % krahasuar me 2013

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Megjithëse numri i mjeteve në qarkullim është rritur numri i aksidenteve është ulur, kjo për shkak se gjatë viteve të fundit qeveria shqiptare ka investuar në rrugë në kompletimin e tyre me sinjalistikë dhe masa sigurie të standardeve europiane .

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se me sa për qind është ulur numri i aksidenteve rrugore sot, 30 % apo 55,3 %.

“-55,3 % është ulja e aksidenteve rrugore krahasuar me vitin 2013”, shprehet Rama.

Megjithëse numri i mjeteve në qarkullim është rritur me 60 % në 2020-ën krahasuar me 2013-ën, numri i aksidenteve është ulur, ndërsa vdekshmëria në aksidente u ul me 61 %, krahasuar me 2010-n.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version