Xhaçka pret Grubin: Çdo qytetar shqiptar i Maqedonisë së Veriut të regjistrohet në census

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Xhaçka shprehu vlerësim maksimal për qëndrimet e faktorit shqiptar dhe rolin vendimtar në rrugëtimin drejt BE të Maqedonisë së Veriut.

Xhaçka gjithashtu siguroi mbështetje të plotë për nismën për regjistrimin e popullsisë.

Çdo qytetar shqiptar i Maqedonisë së Veriut, brenda/jashtë vendit të regjistrohet në: https://census.stat.gov.mk”, theksoi Xhaçka. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.