BM – Sturgeon i mbijeton një votimi mosbesimi

LONDËR, 23 mars /ATSH-DPA/ – Liderja skoceze, Nicola Sturgeon, i ka mbijetuar një votimi mosbesimi të mbajtur sot nga deputetët.

Kryeministrja e Skocisë dhe udhëheqësja e Partisë Kombëtare Skoceze u përball me votimin pasi një hetim vendosi se ajo ka mashtruar deputetët gjatë një hetimi ndaj paraardhësit të saj, Alex Salmond.

Gjithsej 65 deputetë votuan pro që ajo të mbetet në postin e saj, ndërsa 31 votuan kundër dhe 27 abstenuan.

Gjatë seancës së parlamentit, Sturgeon tha se “nëse hetimi do të kishte zbuluar se ajo kishte shkelur kodin ministror, në ndonjë gjë tjetër përveç mënyrave më teknike dhe jomateriale, ajo do të kishte dhënë dorëheqjen”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.