KQZ publikon listën e kandidatëve për deputet që do dërgohen në Prokurori për verifikim, PD kryeson listën

TIRANË, 22 mars /ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit,  për të cilët i është drejtuar Prokurorisë për një hetim më të thelluar.

Në këtë listë janë përfshirë kandidatë problematikë nga radhët e PD-së, PS-së dhe LSI-së, tre partive më të mëdha në vend.

Për t’u verifikuar nga listat e kandidatëve të PD-së janë 4 emra, konkretisht – Agron Kapllanaj- Gentjan Muca- Rezart Tusha- Zef Hila.

Nga radhët e PS-së do verifikohen – Artan Bitri- Halim Dauti- Leonard Beqiri. Ndërkohë nga LSI është për Arbër Arifaj.

Lista e plotë:

Koalicioni ABEOK:

Altin Gjeloshaj

Elsa Voka

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:

Arbër Arifaj

Partia Demokratike:

Agron Kapllanaj

Gentjan Muca

Rezart Tusha

Zef Hila

Partia Socialdemokrate:

Kleo MuratajTom Doshi

Partia Socialiste:

Artan Bitri

Halim Dauti

Leonard Beqiri.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.