Kantieri i Spitalit Rajonal Memorial Fier, Rama publikon pamje nga realizimi i projektit në ditën e 68-të të punimeve

TIRANË, 22 mars/ATSH/ Spitali Memorial Rajonal i Fierit po merr formë çdo ditë, ndërsa vijojnë me ritme të larta punimet për përfundimin e tij.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga dita e 68-të e punimeve që po kryhen në këtë spital.

Spitali Memorial Rajonal i Fierit po merr gjithnjë e më shumë formë dhe do të jetë një shembull i sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë dhe dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar.

Spitali i Fierit po ndërtohet në afërsi të autostradës, me një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë, 13 000 metra katrorë prej të cilave strukturë spitalore dhe me një kosto prej 70 milionë euro.

Për ndërtimin e spitalit po punohet natë e ditë, me tre turne, i cili sipas premtimit të qeverisë turke, do të përfundojë brenda 3 muajsh.

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.