A janë ushqimet e ngrira po aq ushqyese sa të freskëtat?

ROMË, 22 mars /ATSH/ – Shumë mendojnë se ushqimet e freskëta, pasi ngrihen në frigorifer, humbin fuqinë e tyre ushqyese, shkruhet në faqen e internetit ”il Giornale”.

Sidoqoftë, ushqimet e ngrira janë shumë të popullarizuara, pasi ju mund të keni një zgjedhje të gjerë të produkteve në çdo kohë të vitit, për më tepër është e përshtatshme të keni perime ose peshk tashmë të pastruar, apo edhe një vakt të gatshëm brenda pak minutash.

Nëse procesi i ngrirjes kryhet në mënyrë korrekte, karakteristikat organoleptike të ushqimit mbeten të paprekura.

Ushqimet e freskëta duhet të ruhen në -18 ° C sa më shpejt të jetë e mundur, në këtë mënyrë edhe pjesët më të thella arrijnë këtë temperaturë dhe kjo lejon që të gjitha karakteristikat e ushqimit të mirëmbahen për një kohë të gjatë.

Një temperaturë e tillë e ulët bllokon veprimin e enzimave dhe baktereve që në temperaturën e dhomës do të funksiononin për të dekompozuar ushqimin.

Për këto arsye, ngrirja mund të konsiderohet teknika më e mirë e ruajtjes.

Pasi të shkrihet, produkti nuk duhet të ngrihet, por të konsumohet brenda 24 orësh.

Ruajtja e temperaturës është shumë e rëndësishme pasi ushqimi nuk duhet të pësojë ndryshime të papritura të temperaturës.

Sidoqoftë, disa ushqime duhet të hahen të freskëta, sepse në ngrirje ato humbin aromën e tyre origjinale si edhe vetitë ushqyese.

Këtu futen frutat, disa perime të tilla si domatet, selinoja, hudhra dhe qepa. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.