LONDËR – Ambasadori rus: Marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës praktikisht të vdekura

LONDËR, 21 mars /ATSH-AFP/ – Marrëdhëniet politike mes Londrës dhe Moskës janë praktikisht të vdekura, deklaroi sot ambasadori rus në Londër, Andrei Kelin, pas rishikimit strategjik përsa i përket mbrojtjes së qeverisë britanike që e prezanton Rusinë si një kërcënim i madh për Britaninë e Madhe.

Qeveria britanike ka vendosur të çojë nga 180 në 260, një rritje me 45%, tavanin maksimal të stoqeve të saj të kokave bërthamore, për herë të parë që prej rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, në përfundim të rishikimit strategjik përsa i përket sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Ky ndryshim i strategjisë, pas angazhimit të marrë nga Londra në vitin 2010 për të reduktuar stoqet deri në mes të dhjetorit 2020, është justifikuar nga një gamë në rritje e kërcënimeve teknologjike dhe doktrinale, sipas dokumentit.

Në një intervistë për radion LBC, ambasadori rus, Andrei Kelin, deklaroi se ky vendim kishte qenë një e papritur e madhe./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.