Agjencia Telegrafike Shqiptare

Princi Charles në Athinë

LONDËR, 20 mars /ATSH-DPA/ – Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall do të bëjnë një vizitë zyrtare në Athinë, më 24 dhe 25 mars, për të marrë pjesë në ngjarjet me rastin e 200-vjetorit të Revolucionit Grek.

Vizita vjen pas një ftese nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, e njoftuar të premten nga zyra e kryeministrit.

Kjo vizitë vjen pas një interviste të djalit të tij, Harris, dhe bashkëshortes Meghan për prezantuesen e njohur Oprah Winfrey.

Kujtojmë që pallati mbretëror ka kaluar një periudhë aspak të këndshme pas kësaj interviste të bujshme të bërë nga princi Harris dhe bashkëshortja Meghan, ku kjo e fundit deklaroi se ishte ndjerë e braktisur nga familja mbretërore deri në prag të vetëvrasjes./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version