Foto e Vuçiç/ Lojë kukullash nga shoku në Beograd, Shqipëria dhe Kosova janë një

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama  e cilësoi “hartë leshi dhe lojë kukullash nga shoku në Beograd” publikimin dje në rrjetet sociale të Kosovës me hartën e Serbisë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në një prononcim për mediet nga Kukësi, kryeministri Rama tha se  Shqipëria dhe Kosova janë një dhe e kanë të qartë se si shkohet tek e ardhmja.

“U vonua pak pala tjetër, por më mirë kështu që kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kukulla ne Facebobok. Ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, për ëndërrojmë dhe punojmë të gjithë. Sigurisht kemi qasje ndonjëherë të ndryshme për se si shkohet tek e ardhmja, por në të tashmen ne jemi absolutisht një”, -tha Rama.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç publikoi dy ditë më parë fotografinë e Republikës së Kosovës me flamurin serb, duke sjellë  reagime ndaj tij nga Bashkimi Europian dhe zyrtarët e Kosovës dhe Shqipërisë.  /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.