2-mujori/ Të ardhurat nga pushteti vendor rreth 2.8 miliardë lekë

TIRANË, 20 mars/ATSH/Gjatë 2-mujorit të parë të këtij viti të ardhurat nga pushteti vendor llogariten rreth 2.8 miliardë lekë.

Të ardhurat nga pushteti vendor përbëhen nga tre zëra kryesorë, të ardhurat nga taksa e pasurisë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksat lokale.

Nga taksat lokale të ardhurat gjatë 2 muajve të parë të vitit llogariten 2.2 miliard lekë nga 2.3 miliardë lekë që u mblodhën gjatë 2-mujorit të parë të 2020-s.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga taksa mbi pasurinë llogariten 572 milionë lekë, nga 576 milionë lekë që u mblodhën në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Nga taksa mbi biznesin e vogël u mblodhën 10 milionë lekë në buxhet.

Ndërkohë, qeveria planifikon që gjatë vitit 2021 të ardhurat nga pushteti vendor të arrijnë në 25.1 miliardë lekë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.