STRASBURG – KiE: Pandemia ka përkeqësuar pabarazitë shoqërore

STRASBURG, 18 mars /ATSH-DPA/ – Pandemia e koronavirusit ka goditur veçanërisht rëndë popullatat e margjinalizuara dhe përkeqësuar pabarazitë në shoqëri, sipas një grupi ekspertësh të Këshillit të Europës.

”Ky është rasti në pothuajse të gjithë sektorët, të tilla si aksesi në arsim, punësim, shëndetësi dhe strehim”, sipas një raporti të komitetit antiracizëm.

Duke iu referuar studimeve, raporti përmend një rrezik në rritje të infektimit dhe gjithashtu nivele të mundshme më të larta vdekjesh midis anëtarëve të pakicave fetare dhe etnike, pasi ata janë të punësuar në mënyrë disproporcionale në sektorë me rrezik të lartë siç janë kujdesi ose jetesa në kushte të mbipopullimit.

Për shumë romë në veçanti, situata u përkeqësua ndjeshëm gjatë krizës, por edhe për migrantët dhe azilkërkuesit.

Komiteti thekson se ”kriza e vitit të kaluar përgjithësisht ka penguar përparimin në fushën e të drejtave të njeriut në Europë”.

Këshilli i Europës, me seli në Strasburg, ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në 47 vendet e tij anëtare./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.