Sondazhi IPSOS: PS fiton 48.7% të votave në rang kombëtar, PD merr 40.6% dhe LSI 4.6%

TIRANË, 18 mars /ATSH/ Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të dielë, PS do të merrte 48.7% të votave, PD 40.6% të votave, LSI 4.6% të votave, Vetëvendosje 2.3%, Nisma Thurje 1%, PSD 0.9%, Lëvizja për Ndryshim 0.7%, LDSH 0.4%, Bindja Demokratike 0.2% dhe tjetër 0.5%.

Këto janë rezultatet e sondazhit të kompanisë për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, e cila publikoi sonte në emisionin “Open” në Top Channel sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Duke kaluar në nivel qarku, sondazhi sugjeron se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë në Tiranë 48.1% do të votonin PS-në, 42.6% do të votonin PD-në dhe 3.4% do të votonin LSI-në.

Projeksioni në mandate për PS-në për Tiranën është 19, ndërsa PD 16 dhe LSI 1. Në zgjedhjet e vitit 2017 ishte për PS-në 18, PD 11 dhe LSI 5.

Ndërsa nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë në Durrës PD është në vend të parë me 47.8%, dhe pasohet nga PS me 44.8% dhe më pas është LSI me 5.5%.

Në Durrës, projeksioni i PS-së në 2021 është 7 mandate dhe PD të njëjtën shifër, kurse LSI 0.

Ndërsa në vitin 2017, PS kishte 8, PD 4 dhe LSI 2.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë, në qarkun e Elbasanit, qytetarët votojnë 49% për PS-në. Ndërsa 41% e tyre do të votonin PD-në dhe vetëm 5% LSI-në.

Në Elbasan projeksioni i PS-së për mandatet është 8, PD 6, kurse LSI dhe PDIU 0. Kurse në vitit 2017 PS 7, PD 3, LSI 2 dhe PDIU 2.

Sipas sondazhit, 39% e të anketuarve duan që Rama të fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe të jetë përsëri në qeverisje, njësoj si në sondazhin e kryer në muajin shkurt.

Ndërsa 33% e të anketuarve nga 12 qarqe të vendit mendojnë se vendi duhet të drejtohet nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Kurse 20% e shqiptarëve nuk kanë vendosur akoma.

Të pyetur se sa e vlerësojnë punën e kryeministrit Edi Rama në trajtimin e çështjes së COVID-19, 55% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht, ndër të cilët 19% e vlerësojnë shumë mirë dhe 36 % mjaft mirë. Ndërsa 40% e vlerësojnë keq, ndër të cilët, 15% mjaft keq dhe 25% shumë keq.

Nisur nga sondazhi, 62% e shqiptarëve e konsiderojnë Edi Ramën lider të fortë, ndërsa vetëm 32% e shqiptarëve mendojnë kështu për Lulzim Bashën.

55% e shqiptarëve e mendojnë të aftë Ramën, kurse 37% mendojnë kështu për Bashën.

Për pyetjen nëse ka besimin e partisë së tij, 55% e shqiptarëve mendojnë pozitivisht për Ramën dhe vetëm 38% mendojnë në të njëjtën mënyrë për Bashën. 44% e shqiptarëve mendojnë se Rama është i besueshëm dhe 33% e qytetarëve mendojnë kështu për Bashën.

50% e qytetarëve mendojnë se Edi Rama është lehtësisht i ndikuar nga grupet e interesit, ndërsa për Bashën mendojnë 44%. 49% e qytetarëve mendojnë se Rama ka aftësinë t’i çojë gjërat deri në fund, ndërsa për bashin mendojnë 32%.

49% e qytetarëve mendojnë se Rama zotëron mirë politikat e huaja, kurse 35% e shqiptarëve mendojnë kështu për Bashën.

Për pyetjen nëse ka besimin e partisë së tij, 55% e shqiptarëve mendojnë pozitivisht për Ramën dhe vetëm 38% mendojnë në të njëjtën mënyrë për Bashën. 44% e shqiptarëve mendojnë se Rama është i besueshëm dhe 33% e qytetarëve mendojnë kështu për Bashën.

38% e shqiptarëve mendojnë se shqiptarët po shkojnë në drejtim të duhur, njësoj si në muajin shkurt. Gjithashtu edhe përqindja se sa mendojnë se po shkon në drejtim të gabuar është e njëjtë me muajin shkurt, 47%. Ndërsa vetëm 8% mendojnë se nuk është asnjë nga të dyja.

52% të shqiptarëve nuk u intereson zgjedhja e kandidimit të opozitës me dy lista të ndryshme. 22% e tyre donin që të ishin në një listë, ndërsa 19% në dy lista.

Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1519 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar, cilat janë problemet më të rëndësishme për të cilën të intervistuarit janë më shumë të interesuar në vend e që do të ndikonte në votën e tyre.

Marzhi i gabimit sipas IPSOS, është 3%. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.