Miratohen listat e kandidatëve për deputetë për 5 subjekte zgjedhore

TIRANË, 18 mars /ATSH – I. Vata/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot listat e kandidatëve për deputetë për 5 subjekte zgjedhore.

Në mbledhjen e sotme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të miratojë listat shumemërore të subjekteve zgjedhore:

Partisë Aleanca Demokracia e Re

Partisë Bindja Demokratike

Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare

Partisë Balli Kombëtar koalicionit Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët; dhe të regjistrojë kandidatin e propozuar nga zgjedhësit për zonën zgjedhore qarku Shkodër, Pal Shkambi.

Gjithashtu, Komisioneri vendosi refuzimin e kërkesës së koalicionit Aleanca dhe Partisë Aleanca Kombëtare për regjistrimin e listave shumemërore, si edhe refuzimin e kërkesës për regjistrimin si kandidat i propozuar nga zgjedhësit të Plarent Aleksi për zonën zgjedhore qarku Berat.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.