Edhe kjo ndodh kur voton gabimisht për partinë që nuk doje

NJU DELHI, 18 mars /ATSH/ – Një votues indian pretendon se preu gishtin tregues në shenjë vetëndëshkimi, pasi kuptoi se kishte votuar për partinë e gabuar, shkruhet në faqen e internetit Today.it.

Në një video që e tregon atë me një fashë të dukshme në dorën e majtë, Pawan Kumar shpjegon se kishte qenë i hutuar dhe, në vend që t’i jepte votën partisë Bahujan Samaj (BSP) të frymëzuar nga socialistët, ai votoi për konservatorët e partisë Bharatiya Janata (BJP).

Pawan Kumar nuk e kuptoi mirë dhe në dëshpërim e sipër preu gishtin.

”Unë u ndjeva i irrituar nga gabimi që bëra”, tha i riu duke komentuar gjestin ekstrem./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.