Agjencia Telegrafike Shqiptare

Të debatosh me njerëz që kanë mendime të ndryshme kushton energji psikike

NJU JORK, 17 mars /ATSH/ – Kur dy njerëz flasin për çështje që mund të gjenerojnë këndvështrime të ndryshme, një rast shumë i shpeshtë, ata mund të bien dakord ose jo dhe secila prej këtyre dy situatave korrespondon me aktivizimin e zonave të ndryshme të trurit, si në dëgjim ashtu edhe në te folur, sipas një grup studiuesish amerikanë dhe britanikë të udhëhequr nga Joy Hirsch përmes një eksperimenti kurioz, shkruhet në faqen e internetit të corriere.it.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse është kaq e vështirë të pajtohesh me pikëpamje të ndryshme.

Rreth 40 persona u zgjodhën në bazë të besimeve të tyre të rrënjosura thellë mbi çështje potencialisht konfliktuale, të tilla si legalizimi i drogave të lehta ose njohja e martesave të të njëjtit seks si një e drejtë civile.

Pastaj, ata u vendosën në çifte në një lloj fushe diskutimi, duke i lënë të diskutonin lirshëm.

Sidoqoftë, e gjithë kjo ndodhi nën kontrollin e një teknike të zbulimit të aktivitetit të trurit, të ashtuquajturës “spektroskopi funksional”, për të parë se si aktivizoheshin zonat e ndryshme të trurit kur subjektet ranë dakord ose kur nuk ranë dakord.

Teknika funksionon duke zbuluar rrjedhën e gjakut në korteksin cerebral, një tregues i nivelit të tij të aktivizimit. Kështu doli që kur njerëzit bien dakord në diskutim, aktivizohen disa zona shqisore të trurit, siç është ajo vizuale, dhe zona të tjera përgjegjëse për funksionet e artikuluara të mendimit, ndërsa kur njerëzit nuk pajtohen, gjërat bëhen më komplekse.

“Ekziston një sinkronitet midis trurit kur njerëzit bien dakord, ndërsa kur nuk ndodh paraqitet një lloj kërcimi i trurit”, theksoi Joy Hirsch, autor i studimit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version