Shqipëri-Bangladesh: Nxitje e bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe rritje e investimeve reciproke

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale ambasadorin e ri të Bangladeshit në Shqipëri, Ashud Ahmed.

“Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita me kënaqësi Ambasadorin e ri të Bangladeshit në Shqipëri, Ashud Ahmed, të cilit i urova suksese dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm”, tha Meta në një reagim pas takimit.

“Konfirmuam marrëdhëniet e mira politike ndërmjet dy vendeve tona dhe vlerësuam trendin pozitiv të bashkëpunimit dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, theksoi Meta.

“Shkëmbyem mendime në lidhje me nevojën e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe për rëndësinë e rritjes së investimeve reciproke”, shtoi Meta.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.