Agjencia Telegrafike Shqiptare

PS, 11 deputetë në qarkun e Fierit

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier ku prezantoi skuadrën e 25 prillit të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Kryeministri u shpreh se PS ka si objektiv maksimal marrjen e 11 deputetëve në qarkun e Fierit.

“Në Fier, falë në radhë të parë Gramozit dhe Erionit dhe sigurisht të gjithë anëtarëve dhe anëtareve të skuadrës tonë të vitit 2017, që aktualisht është ende në Kuvendin e Shqipërisë, kemi realizuar një objektiv që shumëkujt i dukej i pamundur”, tha Rama.

“Dhe po aq sa i pamundur duket objektivi i mandatit të tretë me 11 deputetë dhe deputete në qarkun e Fierit, aq është edhe bindja jonë dhe besimi im se ne, jo vetëm do të garantojmë objektivin bazë që është ruajtja e rezultatit dhe numrit aktual prej 10 deputetësh, por do të arrijmë dhe objektivin maksimal që është 11 deputetë dhe deputete në këtë qark”, u shpreh Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version