Ministrit holandez të Shëndetësisë nuk i lejohet të… votojë!

AMSTERDAM, 17 mars /ATSH-DPA/ – Ministri holandez i Shëndetësisë, Hugo de Jonge dështoi në përpjekjen e tij të parë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të vendit.

Ministri mori me vete një pasaportë të skaduar për në qendrën e votimit dhe iu refuzua e drejta për të votuar.

“Rregullat zbatohen edhe për të”, tha zyrtari lokal i votimit.

“Edhe sikur të kishte qenë mbreti Willem-Alexander, ne nuk do ta kishim lejuar atë”, shtoi ai.

Një zëdhënës shpjegoi se pasaporta e vjetër ishte në të njëjtën sirtar me atë të vlefshme në shtëpinë e ministrit.

Me dokumentin e ri, ministri pati sukses në përpjekjen e tij të dytë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.