Kaskada e Drinit/ KESH: Prurjet në nivelin 460 m3/s, prodhimi ditor plotëson kërkesën për energji elektrike

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e lumit Drin janë në nivelin 460 m3/s, ndërsa po vijon prodhimi me kapacitetet maksimale.

KESH informon se nivelet në liqenet e kaskadës së Drinit janë: Hec Fierzë 292.89 mmnd, (kuota max. 296 mmnd); Hec Koman 172.58 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd) dhe Hec Vau i Dejës 74.13 mmnd (kuota max. 76 mund).

Sa i përket prodhimi në të tre Hec-et, KESH informon se në Hec Fierzë është 5.700 MWh (ditor), në Hec Koman, 8 600 MWh (ditor) dhe në Hec Vau Dejës, 4,120 MWh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.