HOLANDË – Partia e kryeministrit Rutte kryeson zgjedhjet

AMSTERDAM, 17 mars /ATSH-DPA/ – Partia e kryeministrit në detyrë, Mark Rutte, ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, sipas rezultateve fillestare.

Në parashikimet paraprake në transmetuesin NOS, duket se Partia Popullore për Liri dhe Demokraci e qendrës së djathtë ka marrë rreth 23 % të votave.

Me 35 vende, ajo është deri më tani forca kryesore në Dhomën e Përfaqësuesve.

Rezultatet, të cilat priteshin, mund të nënkuptojnë që Rutte do të shërbejë një mandat të katërt si kreu i qeverisë, pas 10 vitesh në këtë rol./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.