BRUKSEL – BE kërkon pjesën e saj të vaksinave AstraZeneca nga Britania e Madhe

BRUKSEL, 17 mars /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian kërcënoi sot se do të forcojë kushtet për eksportimin e vaksinave antiCOVID-19 jashtë BE-së, në mënyrë që të marrë, në emër të “reciprocitetit”, doza nga vendet që i prodhojnë ato, në veçanti nga Britania e Madhe.

“Ne duam reciprocitet dhe proporcionalitet në eksporte dhe jemi të gatshëm të përdorim të gjitha opsionet (…) për të siguruar që Europa të marrë pjesën e saj të drejtë”, paralajmëroi presidentja e ekzekutivit europiani, Ursula von der Leyen, në një konferencë shtypi.

“Rrugët duhet të jenë të hapura në të dy drejtimet (…) Ne eksportojmë shumë vaksina në vendet që i prodhojnë ato vetë. Është një ftesë që ata të jenë të hapur (…) Nëse situata nuk ndryshon, ne do të duhet të mendojnë për eksportet në vendet prodhuese, në varësi të nivelit të tyre të hapjes”, theksoi ajo.

Von der Leyen vuri në dukje specifikisht BM, ku dy vende prodhojnë vaksinën “AstraZeneca”, e përdorur gjerësisht në fushatat e vaksinimit të vendit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.