Tabaku, takim me gratë në njësinë 2 në Tiranë: Me planin e PD fitojnë familjet

TIRANË, 16 mars/ATSH/ Kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një bisede me gratë intelektuale të njësisë 2 në Tiranë, u ndesh me problemet që hasin në punën e tyre.

Në diskutimin ku ajo mori pjesë, sipas njoftimit nga PD, u fol për problemet e lidhura në infrastrukturën arsimore që pandemia e nxori zbuluar.

Deputetja Tabaku u shpreh se fatkeqësisht Rama e ka shkatërruar me vetëdije besimin tek politika.

”Dëmi më i madh, që i ka bërë Edi Rama politikës, të mos them për koston e korrupsionit e për shumë gjëra të tjera, dëmi më i madh është premtimet e 2013 dhe zhgënjimi që ka tani si rezultat i mosmbajtjes së tyre”, – nënvizoi Tabaku.

Më tej ajo sqaroi se sjelljet e Ramës janë provokime dhe sulme që qytetarët do t’i përgjigjen në 25 prill ku do të votojnë ndryshimin dhe një plan ku familjet e tyre fitojnë.

Më tej, diskutimi vazhdoi në lidhje me problemet që hasen në fushën e bankingut ku institucione financiare me rëndësi dhe që kanë qenë punëdhënës të mëdhenj apo emra me peshë po largohen nga Shqipëria si pasojë e politikave të qeverisë.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.