Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rritje me 40 % e pagave për mësuesit në mandatin e tretë

TIRANË, 16 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “nuk mjaftojnë pagat e mësuesve që i kemi rritur 32 % dhe në mandatin e tretë do t’i rrisim 40%”.

Në prezantimin e planit të veprimit për arsimin (2021-2025), Rama tha se “vizioni për Shqipërinë 2030 shkon shumë përtej atyre që kemi bërë”.

“Ambicia jonë është shumë më e madhe se sa një infrastrukturë e standardeve europiane, se sa libra të prodhuar me tekstet më prestigjioze të Europës, apo klasa ku mësuesit ndihen në vendin e tyre dhe askush nuk guxon t’ua prek vendin”, tha Rama.

/r.e/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version