Aplikacion për mbrojtjen e grave në publik

TEL AVIV, 15 mars /ATSH-DPA/ – Qyteti i Tel Avivit ka prezantuar një aplikacion për të ndihmuar gratë dhe vajzat që të ndihen më të sigurta në publik.

“Aplikacioni, i quajtur “Safeup”, bazohet në një rrjet të komuniteteve lokale të grave”, thanë operatorët në një deklaratë.

“Sistemi i rojave në afërsi mund të ndihmojë, kur është e nevojshme, përmes telefonit, videos ose me shoqërim personal”, shtuan ata.

Gratë mund ta përdorin aplikacionin në çdo kohë, sa herë që ndihen të kërcënuara ose të pasigurta.

Aplikacioni do të shkurtojë ndjeshëm kohën e përgjigjes dhe do të ndihmojë gratë, edhe në rastet kur nuk ka nevojë për ndërhyrje policore,

Aplikacione të ngjashme janë krijuar në vendet e tjera, nga “WayGuard” në Gjermani, te “Safecity” në Indi./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.