Europe Elects publikon sondazhin: PS fiton me 50% të votave, PD 38%

TIRANË, 13 mars/ATSH/- Europe Elects, faqja e njohur që publikon sondazhe për të gjithë Europën ka publikuar parashikimet për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Euronews Albania në bashkëpunim me  kompaninë prestigjioze “MRB”, Europe Elects ka publikuar të dhënat e këtij sondazhi në lidhje me rezultatet për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Europe Elects në Twitter, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të fitonte me 50% të votave me 2 pikë % rritje krahasuar me 2017.

Sipas këtij sondazhi, partitë shqiptare që garojnë në zgjedhjet e përgjithshme  renditen, PS 50% (+2); PD 38% (+1), LSI 9% (-2) dhe PDIU 2%.

Për arritjen e këtyre rezultateve është marrë një kampion prej 1,600 personash i realizuar nga 25 shkurti deri në 09 mars.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.