ROMË, 13 mars /ATSH/ – Në dekadat e fundit, mbase edhe falë reklamave, konsumi i tyre është rritur shumë, pasi disa njerëz besojnë se multivitaminat mund të përmirësojnë shëndetin, të kompensojnë zakonet e këqija të ngrënies dhe madje të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kronike, shkruan faqja e internetit ”Il Giornale”.
Çfarë janë multivitaminat?
Multivitaminat janë suplemente që përmbajnë shumë vitamina dhe minerale të ndryshme, ndonjëherë së bashku me përbërës të tjerë, të tilla si produkte bimore, acide yndyrore, në varësi të rezultatit të dëshiruar.
Meqenëse nuk ka një rregull të caktuar për atë që përbën një multivitaminë, përbërja e tyre ndryshon nga marka dhe produkti.
Ato vijnë në shumë forma, përfshirë tabletat, kapsulat, pluhurat dhe lëngjet.
Sëmundjet e zemrës janë janë shkak kryesor i vdekjeve në të gjithë botën, dhe ndërsa disa studime pretendojnë se konsumimi i vitaminave mund të ndihmojë në parandalimin, të tjerët zbulojnë se nuk ka prova për ta mbështetur atë.
Provat në lidhje me përdorimin e multivitaminave dhe rrezikun e kancerit janë gjithashtu të përziera, pasi disa studime lidhin përdorimin e multivitaminave me rrezikun e zvogëluar të kancerit, ndërsa të tjerët nuk gjejnë përfitim.
Dozat shumë të larta të vitaminave dhe mineraleve mund të jenë të dëmshme pasi duhet të kemi parasysh se, me ushqimin, rrallë mund të ndodhin mangësi reale, dhe se, ndërsa vitaminat e tretshme në ujë, të tilla si vitamina C, vitaminat e grupit B, H (biotina) dhe vitamina PP (niacina), nëse futen me tepricë treten shpejt, vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K) grumbullohen në indin dhjamor të trupit dhe treten gradualisht. /os/
