Kandidati i PS-së në Tropojë, Malaj: Kam ardhur të marr përgjegjësi për vendin tim

TIRANË, 12 mars /ATSH – I. Vata/ Drejtuesi politik i qarkut të Kukësi, Safet Gjici ka prezantuar sot në Tropojë, kandidatin për deputet të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, profesorin dhe aktorin, Petrit Malaj.

Në fjalën e tij, Gjici tha se “sot prezantojmë kandidatin e PS në Tropojë, profesorin e nderuar Petrit Malaj, i cili me votën e vullneti tuaj do të jetë zëri i qartë i dhe i patër në Kuvendi të Shqipërisë”.

“Sot kam arsye të them se këtë kandidaturë mos ta limitojmë partikisht, por ta trajtojmë si një kandidaturë gjithëpërfshirëse i cili bënë krenar çdo banor të qarkut tonë kundër bindjeve dhe interesave. Profesor Petriti nuk është vetëm një vlerë kulturore kombëtare, por dhe një biri i një familje me brezni në Malësinë e Gjakovës”, tha ai.

Gjici tha se, “kjo kandidaturë jep dhe një mesazh të domosdoshëm sepse ka ardhur koha të braktisim interesat vogla meskine dhe të qasim vlerat që do jenë jo shurdhmemece”.

“Dhe kush më mirë se Petrit Malaj do ta shqiptojë zërin e interesave tuaja. Tropoja shuhet për personalitet në histori, artit dhe të kulturës. Ndër breza, por fatkeqësish jo sa duhet është kërkuar kontributi i tyre në tri dekada, dhe rasti i profesor Malajt është i gjetur. Ndaj apeli im nuk është vetëm për anëtarë e simpatizantë të PS-së, që jam i sigurt se do jemi unik për votën tonë për profesor Petrit Malaj”, tha ai.

Gjici i bëri apel qytetarëve që “të votojmë për vlerat tona si Petrit Malaj, që jo shpesh na është dhënë rasti të kemi zëdhënës besnik të interesave tona”.

 Petrit Malaj: Kam ardhur të marr përgjegjësi, është vendi im

Kandidati i PS-së në Tropojë, Petrit Malaj në fjalën e tij tha se “unë jam kandidat për deputet falë këmbënguljes së PS-së Tropojë. Gjici ka qenë këmbëngulës, gjithashtu dhe Kryeministri”.

Ai tregoi bisedën me Kryeministrin Rama.

“Nëse unë shkoj kandidat në Tropojë dhe ju premtoj atyre njerëzve, një, dy apo tre probleme të rëndësishme për të rritur mirëqenien në këtë vend, për të rritur mundësinë e punësimit, për të punuar fort për elementë të tjerë që janë për këtë komunitet, për shëndetësinë, për artin, sportin, infrastrukturën. Nëse unë do ua premtoj këtyre njerëzve, nesër do të kem kurajon të shkojë dhe t’i shohë në sy. Rama më tha: Po, shko dhe do shikosh se çfarë gjërash të mira do bëj unë me ty dhe PS-në në Tropojë”, tha ai.

Ai tha se, “të jeni të sigurt për një gjë, nuk kam pas ëndërr për t’u bërë deputet, kjo punë të prish rehatin, qetësinë, dikush e merr me sportivitet, por unë nuk e marr dot, sepse e konsideroj përgjegjësi. Kam ardhur për të marrë dhe shprehur përgjegjësinë se është vendi im”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.