BERLIN, 12 mars /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka kritikuar dhe dënuar pezullimin e përdorimit të dozave të vaksinës AstraZeneca në disa vende duke theksuar se “përfitimi prej saj është shumë më i madh nga rreziku”.
Danimarka dhe disa vende të tjera europiane kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca antiCovid-19 pas raporteve të rasteve të mpiksjes së gjakut tek njerëzit që e kanë marrë atë.
Pasi u këshillua me ekspertë në Agjencinë Europiane të Barnave (EMA), Spahn deklaroi se nuk kishte akumulim të dukshëm të rasteve të trombozave në lidhje me vaksinimin.
“Më vjen keq që… disa vende në Bashkimin Europian kanë pezulluar vaksinimin me AstraZeneca”, deklaroi Spahn.
”Nga sa dimë deri tani, përfitimi prej saj është shumë më i madh se rreziku”, shtoi Spahn.
Presidenti i institutit ”Robert Koch” për kontrollin e sëmundjes, Lothar Wieler tha se aktualisht nuk ka tregues se ngjarjet në Danimarkë dhe vendet e tjera janë statistikisht të rëndësishme./ /os/
