Në 7 vitet e fundit 47 mijë biznese të drejtuara nga gra, nga vetëm 28 mijë në vitet 2006-2021

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Numri i grave në sipërmarrje është rritur ndjeshëm gjatë 7 viteve të fundit, krahasuar me periudhën e qeverisur nga demokratët.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ndau sot disa shifra konkrete nga regjistrat e QKB-së, që dëshmojnë rritjen e numrit të sipërmarrjeve të drejtuar nga gratë, gjatë 7 viteve të fundit.

Sipas Denaj, në periudhën 2006-2013 rezultojnë 28 mijë biznese të drejtuara nga gratë.

Ndërkohë, në vitet 2014-2021 rezultojnë 47 mijë biznese të regjistruara në QKB me sipërmarrëse gra, si persona fizikë ose administratore të subjekteve juridike.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.