Agjencia Telegrafike Shqiptare

BM: Vaksina e AstraZenecas antiCOVID-19 e sigurt dhe efikase

LONDËR, 11 mars /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike mbështeti sot vaksinën e zhvilluar nga laboratori britanik AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it pas pezullimit në Danimarkë, duke e gjykuar të sigurt dhe efikase.

Ajo siguroi se vaksina do të vazhdojë të përdoret në Britaninë e Madhe.

“Ne kemi qenë shumë të qartë se vaksina është e sigurt dhe efikase”, deklaroi një zëdhënës i kryeminsitrit, Boris Johnson për shtypin.

Ai shtoi se kur njerëzit thirren për t’u paraqitur ta marrin ata duhet të kenë besim të plotë.

Vend i Europës, më i prekuri nga pandemia me rreth 125 000 të vdekur, Britania e Madhe ka vaksinuar tashmë më shumë se 22 milionë persona me dozën e parë, duke përdorur për momentin vetëm vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe të Oxford/AstraZeneca.

Danimarka pezulloi sot vaksinën e AstraZeneca në një kohë kur Bashkimi Europian po bëhet gati të bëjë të vlefshme atë të Johnson & Johnson kundër COVID-19./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version