Ylli Shehu kandidat i PS-së në Tiranë: Do të marr 12 mijë vota në kryeqytet

TIRANË, 9 mars /ATSH – I. Vata/ Ylli Shehu deklaroi sot se do të marrë 12 mijë vota, sepse kam mbështetësit e elektoratit tim, jo të LSI-së.

Partia Socialiste e ka renditur të 24 në listat për Tiranën dhe Ylli Shehu i premton se do të marrë 12 mijë vota.

“Ndër vite si në 2013 dhe në 2017 kam patur një mbështetje të madhe dhe jam i lumtur që konkurrojë me emrat. Synimi imi ka qenë që të kemi një listë që qytetarë të kenë një votë preferenciale dhe të votojnë për kandidatin e tyre. Jam i lumtur që erdhi kjo ditë se çdo qytetarë ka një mundësi. Do marr mbi 12 mijë vota në qarkun e Tiranës, ndoshta do të ketë edhe surpriza dhe mund të marrë edhe më shumë. Pjesa e votave të mia, të gjithë ata që i njoh personalisht e kanë të qartë se si i marr, por është një mbështetje familjare, personale. Nuk kam kandidatë të fortë përballë”, tha ai.

Në lidhje me pyetjen se çfarë të bënë që të vish nga LSI dhe të vish te PS dhe ku mbështetesh për të marrë vota, Shehu  tha se ajo çfarë ka bërë që unë jam këtu është elektorati im.

“Kam pasur kontakte të shumë jo vetëm në Tiranë, por edhe emigrantët jashtë. Pika më e fortë është Londra dhe kam shumë emigrantë pranë, ato kanë gjetur një mbështetje te unë dhe po më japin një suport nga atje. Sapo u dorëzua lista, nuk e merrte parasysh njeri numrin se ku jam i renditur, kanë shumë besim. Kanë qenë ata që unë kam marrë këtë vendim. Kam pasur më shumë një imponim për të kandiduar, jo vetëm ata, por edhe qytetarët në Tiranë”, përfundoi Shehu.

Në lidhje me ofrimin e të rinjve dhe grave në kandidim te PS, Shehu tha se “e falenderoj kryeministrin, se ka bërë një ndërthurje të listave, jo si herë të tjera dhe asnjë parti s’e ka bërë këtë. E vlerësoj shumë, dhe siç ka thënë kryeministri, është një ekip do jetë fitues”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.