TIRANË, 9 mars /ATSH – I. Vata/ Ish-anëtari i këshillit bashkiak të Shkodrës, Fatlum Nurja ka reaguar pasi ka gjetur emrin e tij në listat e koalicionit opozitar në Shkodër.
Ai deklaron se as nuk ka kërkuar të jetë kandidat për deputet, dhe as nuk ka firmosur ndonjë formular.
Nurja shprehet se është përfshirë në listat e FRD-së edhe pse ka refuzuar që të jetë kandidat për deputet.
“Mbrëmë fjeta herët, e sot në mjes pashë këtë listë që ma kishte dërguar një mik pas mesnate. Deklaroj që unë nuk i kam kërkuar FRD-se diçka të tillë, përveç se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi s’kam firmos as ndonjë formular tip për të tilla raste. Guxim i teprum kushdo që e ka ba dhe me jep një ndjenjë neverije”, shprehet ai.
Po ashtu, Nurja shton se “jam i vetëdijshëm se eksperiencat e personave që do jenë deputet dhe më gjerë, do ja dalin me ba mrekulli për qytetin, shtetin dhe kombin tonë. Por, gjithashtu jam shpresëplotë se estrada e parlamentit ka me vazhduar”.
/r.e/