Agjencia Telegrafike Shqiptare

Edhe Inteligjenca Artificiale mashtrohet

ROMË, 9 mars /ATSH-ANSA/ – Për të mashtruar Inteligjencën Artificiale në njohjen e objektit mjaftojnë vetëm mjetet e vjetra, stilolapsi dhe letra.

Sipas një eksperimenti të përshkruar nga kompania “OpenAI” në blogun e saj, në fakt, nëse një objekt ka të bashkangjitur një “post-it”, që i referohet emrit të një gjëje tjetër, mjafton të bëni algoritmin e gabuar.

Për shembull, nëse një sharrë elektrike paraqitet e vetme, algoritmi e njeh saktë si të tillë, por nëse mbi të vizatohet shenja e dollarit, për algoritmin ajo bëhet një derrkuc ruajtës parash.

“Ne e quajmë këtë lloj sulmi “sulm tipografik”, shpjegojnë ekspertët në blogun e kompanisë.

“Aftësinë e sistemit për të lexuar shumë mirë tekste mund ta shfrytëzojmë deri në atë pikë kur fotografia e një fjalie të shkruar me dorë mjafton për ta mashtruar atë”, shtojnë ata./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version