COVID-19 – Presidenti italian, Mattarella vaksinohet me Moderna-n

ROMË, 9 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella, 79 vjeç, u vaksinua sot në një spital publik të Romës në përputhje të plotë me përparësitë e dekretuara nga qeveria për fushatën e vaksinimit në gadishull.

Një foto tregon presidentin e ulir në një sallë të madhe pritjeje, në shoqërinë e personave të tjerë të moshës së tij, të gjithë të distancuar dhe mjekë.

“Meqenëse vaksinimi i personave të lindur në 1941 ose më parë është duke u zhvilluar në Romë, presidenti Mattarella u vaksinua këtë mëngjes kundër COVID-19 në Spallanzani Institute”, theksoi presidenca e Republikës në një deklaratë të shkurtër.

Sipas zëdhënësit të tij, kreu i shtetit mori një dozë të vaksinës Moderna.

Mattarella po përpiqet të japë një shembull në këtë mënyrë, ndërsa disa politikanë lokalë nuk kanë hezituar të kalojnë vijën për t’u vaksinuar para të tjerëve, pa respektuar rendin e vendosur.

Dy ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Korleones, në Siçili, njoftoi dorëheqjen e tij pasi ishte vaksinuar kundër COVID-19, pa qenë në përparësi.

Edhe dy zyrtarë të tjerë lokalë, si shembulli i presidentit të rajonit të Kampanias (rajon i Napolit) Vincenzo De Luca, kanë bërë të njëjtën gjë, po pa dhënë dorëheqjen./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.