BRUKSEL – BE: Gjermania në fokus të fushatave dezinformuese ruse

BRUKSEL, 9 mars /ATSH-DPA/ – Sipas një raporti të BE, Gjermania është në qendër të përpjekjeve dezinformuese ruse, shumë më tepër se çdo vend tjetër në Bashkimin Europian.

“Asnjë vend tjetër anëtar i BE nuk sulmohet më ashpër përmes dezinformacionit sesa Gjermania,” sipas një raporti të lëshuar nga shërbimi diplomatik i BE në Bruksel.

Ai zbulon fushata “sistematike” si në nivelin politik, ashtu edhe përmes medieve pranë Kremlinit.

Në të njëjtën kohë, politikanët gjermanë akuzohen për shmangien e dialogut me Rusinë.

Që nga fundi i vitit 2015, më shumë se 700 raste janë mbledhur në Gjermani në bazën e të dhënave EUvsDisinfo të Bashkimit Europian.

Franca është shënjestruar më shumë se 300 herë, Italia rreth 170 herë dhe Spanja më shumë se 40 herë.

Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm të BE-së analizon raportet dhe deklaratat e mediave të disponueshme publikisht në faqen e internetit të EUvsDisinfo.

“Kremlini po krijon një pamje të një Gjermanie pak të shëndetshme, ku pak zëra të shëndetshëm dëgjohen në një kor të rusofobisë irracionale”, sipas raportit.

Njëra nga këto është historia e një familjeje ruse në Berlin, tre fëmijët e së cilës u morën në mbrojtje nga autoritetet sepse u rrezikua mirëqenia e tyre.

Media ruse ka folur për këtë histori që nga fillimi i muajit të kaluar. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.