Rama uron 8 Marsin: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj ai bëri nënat

TIRANË, 8 mars/ATSH/ “Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj ai bëri nënat”.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi këtë shprehje të Rudyard Kipling, për të uruar festën e 8 Marsit, për të gjitha gratë dhe vajzat.

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit dhe përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Në gjithë botën, 8 Marsi është një ditë reflektimi për çështje që lidhen me mundësi të barabarta për gratë dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për të kapërcyer boshllëqet që ekzistojnë ende në këtë drejtim. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.