Rama publikon pamje: Rilindja e Kalasë së Skënderbeut pas restaurimeve dhe ndriçimit artistik


TIRANË, 8 mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Kalaja e Krujës.

Pas ndërhyrjeve restauruese për shkak të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në Kalanë e Krujës ka përfunduar edhe ndriçimi artistik.

Rama shprehet se ky është një tjetër zhvillim pozitiv për Krujën turistike, ndërkohë që pamjet që ofron kjo Kala janë fantastike.

“Rilindja e Kalasë së Skënderbeut pas restaurimeve dhe ndriçimit artistik, një tjetër zhvillim pozitiv për Krujën turistike”, shprehet Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.