Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, 8 mars 2021

TIRANË, 8 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Parashikohen reshje shiu të dobëta dhe të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në orët e mbrëmjes në zonën e veriut, do të ketë reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek. Deti i forcë 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:                

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/12 re diell
Kukës 3/12 re diell
Lezhë 5/13 re diell
Dibër 1/11 re diell
Durrës 6/16 re diell
Tiranë 6/16 re diell
Elbasan 5/16 re diell
Berat 4/18 re diell
Vlorë 6/17 re diell
Korçë 1/12 re diell
Gjirokastër 3/15 re diell
Sarandë 6/18 re diell

                   

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version