Kredia në dollar, 4 % e portofolit total në fund të 2020-ës

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Sistemi bankar po ecën paralel me atë që po e orienton Banka e Shqipërisë për rritjen e përdorimit të monedhës vendase lekë në ekonomi.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia e re për ekonominë në monedhën e gjelbër amerikane, zuri 4 % të totalit të huadhënies gjatë vitit 2020.

Sipas BSH-së, për vitin 2020 kredia e re në dollar preku vlerën 92 milionë dollarë, duke shënuar një rënie me 34 % krahasuar me vitin 2019.

Në fillim të viteve 2000, euro zëvendësoi gradualisht dollarin si valuta e huaj më e përdorur në ekonominë shqiptare, Ndërkohë që huaja po orientohet gjithnjë e më shumë drejt monedhës vendase lekë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, në fund të 2020-ës kredia në lekë përbënte 50 % të portofolit total të kredisë për ekonominë.

Ndërsa kredia në euro zuri rreth 46 %.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.