ITALI –  Mbi 100 mijë të vdekur që nga fillimi i pandemisë

ROMË, 8 mars /ATSH-ANSA/ – Italia tejkaloi sot pragun e 100 mijë vdekjeve nga COVID-19, pak më shumë se një vit pas viktimës së parë nga virusi në vend, duke arritur në 100 103.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, u regjistruan 318 vdekje dhe 13 902 raste të reja infektimi (gjithsej 3 081 368).

Aktualisht, janë 2 700 pacientë në kujdes intensiv për Covid, 95 më shumë se dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore në reanimacion janë 231 (dje ishin 161).

Në pavijonet e zakonshme Covid janë 21 831 pacientë, një rritje prej 687 njësish e krahasuar me një ditë më parë.

Shkalla e pozitivitetit është e qëndrueshme në 7,5% (dje ishte 7,6%)./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.