FOKUS – Skandali i maskave vë nën presion koalicionin qeverisës gjerman

BERLIN, 8 mars /ATSH-ANSA/ – Konservatorët gjermanë ndodhen nën një presion të madh politik në lidhje me një skandal maskash për mbrojtjen nga virusi Covid-19, ku në qendër të vëmendjes janë dy raste korrupsioni, të cilat tani për tani, përfshijnë një deputet nga CDU, Nikolas Lober dhe një të CSU, Georg Nuslein, të cilët nuk kanë pranuar të japin dorëheqjen.

Kjo çështje ka përfunduar në faqet e para të gazetave kryesore në Gjermani, që nga ”Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), tek ”Suddeutsche Zeitung” (SZ) e deri tek ”Die Welt”.

Ndërkohë, udhëheqësit parlamentarë të CDU-së, Ralf Brinkhaus dhe ai i CSU-së, Markus Soeder kanë kërkuar me ngulm largimin e deputetëve.

Ndërkohë, social-demokratët dhe të gjelbrit po e shfrytëzojnë këtë skandal duke theksuar përmes presidentit të të gjelbërve Robert Habeck se ”në koalicionin qeverisës, korrupsioni po del të jetë një problem sistemik dhe strukturor”.

Skandali nuk shpërtheu në një javë dosido.

Të dielën, më 14 mars, votohet në dy lande, ekzatësisht në Baden-Wuerttemberg dhe Rheinland-Pfalz./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.