COVID-19 – Gjermania nis lehtësimin gradual të bllokimit

BERLIN, 8 mars /ATSH-ANSA/ – Pas gati tre muajsh bllokimi të rreptë, Gjermania ka nisur sot lehtësimin gradual të masave duke hapur dyqanet, muzetë dhe galeritë me prenotim dhe atje ku incidenca javore e infektimeve të reja për 100 mijë banorë është më pak se 50.

Në kontaktet private, do të jenë të mundura me maksimumin e pesë persona nga dy familje të ndryshme (duke përjashtuar të miturit deri në 14 vjeç).

Instituti Robert Koch regjistroi 5 011 infeksione të reja dhe 34 viktima në 24 orët e fundit.

Incidenca javore është rritur në 68.

Edhe në Gjermani ekziston frika e mundësisë së një vale të tretë të pandemisë, ku varianti britanik, tani shumë i përhapur, po vepron si përshpejtues.

Pas shumë javësh rënie të vazhdueshme të infektimeve, rastet Covid kanë nisur të rriten sërish./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.