COVID-19 – Estonia në prag të një bllokimi të mundshëm

RIGA, 8 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministrja estoneze, Kaja Kallas i paralajmëroi sot bashkëqytetarët e saj për vendosjen e mundshme të një bllokimi antiCOVID-19.

“Kam marrë informacion në lidhje me të ashtuquajturin variant britanik të COVID-19, që po përhapet më shumë nga sa mendohej në Estoni. Shumë më fuqishëm”, shkroi Kallas në Facebook.

“Nëse është kështu, Estonia do të duhet të bllokohet në të ardhmen e afërt”, shtoi ajo.

“Ne ende duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus në mënyrë që të mund të vazhdojmë jetën tonë të përditshme sa më të sigurt të jetë e mundur. Prandaj, bllokime të gjera janë të nevojshme”, shkroi kreu i qeverisë më tej.

Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Estonia ka një nga nivelet më të larta të infektimeve me COVID-19 në Europë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.