BRUKSEL – Von der Leyen: BE mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

BRUKSEL, 8 mars /ATSH-AFP/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi sot se vendet e tjera të BE-së mund të bllokojnë eksportet e vaksinave antiCOVID-19, siç bëri Italia për shpërndarjer e tyre në Australi.

“Nuk ishte një rast i izoluar”, shpjegoi kreu i ekzekutivit europian për gazetën gjermane “WirtschaftsWoche”.

Roma njoftoi të enjten bllokimin e eksportit të 250 000 dozave të vaksinës “AstraZeneca” të prodhuar në tokën europiane, duke e argumentuar veçanërisht me një “mungesë të vazhdueshme” dhe “vonesa në furnizim” nga ky laborator.

Ishte hera e parë që një shtet anëtar, Italia, bllokon eksportet përmes mekanizmit të kontrollit, i vendosur në fund të janarit nga Brukseli dhe i kritikuar ashpër nga OBSH.

Mekanizmi parashikon që secili shtet të shqyrtojë kërkesat për autorizim eksporti për vaksinat e prodhuara në territorin e tij, përpara se të kërkojë mendimin e KE, me të cilin duhet të pajtohet.

./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.