BRUKSEL – Sassoli: Dhuna ndaj grave të bëhet krim i dënueshëm në BE

BRUKSEL/BERLIN, 8 mars /ATSH-ANSA/ – Gratë në Europë fitojnë mesatarisht 14,1% më pak se burrat, shkroi në Twitter presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, me rastin e Ditës së 8 Marsit.

”Që nga fillimi i lockdoën, dhuna dhe vrasja e grave nuk po ndalen kurrë”, deklaroi ai.

”Indinjata nuk mjafton. Dhuna ndaj grave duhet të bëhet një krim i dënueshëm kudo në zonën europiane!”, shtoi Sassoli.

Ndërkohë, ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) duke nxjerrë në pah rolin e gruas deklaroi se ushtria e vendit të saj ishte bërë më e fortë falë numrit në rritje të grave.

”Unë falënderoj gratë tona për përpjekjet e tyre të palodhshme, në tokë, në ajër, në det, brenda dhe jashtë vendit, dukshëm ose në prapavijë”, tha ajo në një koment në Ditën Ndërkombëtare të Grave./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.