8 Marsi/ Balla: Krenar për rolin e pakrahasueshëm të PS në forcimin e barazisë gjinore në përfaqësimin politik

TIRANË, 8 Mars/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, uroi sot të gjithë nënat dhe motrat me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Balla tha se “ndihet krenar për rolin e pakrahasueshëm që Partia Socialiste ka në forcimin e barazisë gjinore në përfaqësimin politik dhe në vendimmarrje në Shqipërinë tonë europiane”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, le të nderojmë gratë e mrekullueshme të jetës tonë, le të nderojmë gratë e forta dhe të mençura të historisë tonë dhe sot – si çdo ditë tjetër – le të punojmë drejt një Shqipërie më të barabartë, më të drejtë dhe me më shumë solidaritet e përkujdesje sociale. Jam krenar për rolin e pakrahasueshëm që Partia Socialiste ka në forcimin e barazisë gjinore në përfaqësimin politik dhe në vendimmarrje në Shqipërinë tonë europiane”, tha ai. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.