ZVICËR – Iniciativa antiburkë drejt fitores

GJENEVË, 7 mars /ATSH-AFP/ – Iniciativa për të ndaluar fshehjen e fytyrës në Zvicër, që parashikon gratë e rralla që mbajnë nikab në vend, duket se po shkon drejt fitores.

Sipas vlerësimeve të fundit të institutit gfs.bern, dy orë para mbylljes së qendrave të votimit, dhe ajo e shërbimeve audiovizuale japin 52%, por me një marzh gabimi prej dy pikë.

Për tu miratuar, iniciativa antiburka duhet të marrë një shumicë votash nga populli, por gjithashtu duhet të marrë dhe shumicën e kantoneve.

Dy nismat e tjera të hedhura në votim sot  i japin po një marrëveshjeje tregtare me Indonezinë (51%) por refuzojnë futjen e një identiteti elektronik federal (64% jo).

Nëse po do të konfirmohjet për nismën antiburka, Zvicra i bashkohet Francës, Austrisë, Bullgarisë, Belgjikës dhe Danimarkës në ndalimin e mbulimit të plotë, pas disa viteve debate.

Teksti i propozuar nga partia populiste e së djathtës UDC nuk përmend as burkën, një lloj pëlhure e gjatë që mbulon gratë nga koka te këmbët dhe pajiset me një çarje rrjetë në nivelin e syve, as nikabin, i cili mbulon trupin dhe fytyrën plotësisht me me përjashtim të syve, por posterët e fushatës nuk lënë asnjë dyshim për qëllimin.

“Stop Islamizmit radikal” ose “Stop ekstremizmit”, lexohet në posterat që tregojnë gratë me nikab.

Nëse fiton “po” atëherë do ndalohet mbulimi i fytyrës në publik, por përjashtime janë parashikuar në vendet e kultit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.