SHBA – Biden përshëndet votimin në Senat të planit të rimëkëmbjes

UASHINGTON, 7 mars /ATSH-AFP/ – Pas disa orëve debatesh, negociatash dhe një votimi maratonë, Senati amerikan miratoi planin prej 1 900 miliardë dollarësh të kërkuar nga presidenti, Joe Biden për rimëkëmbjen e ekonomisë së parë botërore, goditur nga pandemia.

Projektligji u miratua vetëm me votat e senatorëve demokratë, me 50 vota pro dhe 49 kundër. Teksti do të dërgohet javën e ardhshme në Dhomën e Përfaqësuesve, ku demokratët, në shumicë, duhet ta miratojnë menjëherë në mënyrë që Joe Biden ta shpallë atë deri më 14 Mars, përpara pezullimit të planifikuar të pagesës së përfitimeve të papunësisë.

Presidenti amerikan, Joe Biden përshëndeti votimin e Senatit për planin e rimëkëmbjes orej 1 900 miliardë dollarësh, për të cilin SHBA-ja kishte shumë nevojë, sipas tij, për të dalë nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

“Ne kemi bërë një hap të madh përpara për t’u ardhur në ndihmë amerikanëve”, theksoi ai, i cili e kishte bërë këtë plan masiv mbështetës një prej premtimeve të fushatës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.