PRAGË – Qeveria paralajmëron për një javë më kritike, ndërkohë që vijon rritja e rasteve me COVID-19

PRAGË, 7 mars /ATSH-DPA/ – Republika Çeke po përgatitet për një rritje të numrit të pacientëve të prekur nga COVID-19 që kanë nevojë për kujdes intensiv, theksoi ministri i Shëndetësisë, Jan Blatny duke konfirmuar se java e ardhshme do të jetë më kritike.

Blatny, duke u shprehur për radion CT deklaroi se priste që 300 mjekë dhe 1 000 infermierë të shërbimeve ambulatore do të jenë të detyruar të punojnë në spitale për t’i bërë ballë rritjes së pritshme të rasteve.

Rreth 9 700 persona po marrin trajtim në spital sot, 1 700 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Për të parandaluar rritjen e shifrave, masa kufizuese të riforcuara janë marrë së fundi në vend.

Që prej fillimit të pandemisë, Republika Çeke, që numëron 10,7 milionë banorë, ka regjistruar më shumë se 1,3 milionë infektime dhe më shumë se 21 500 të vdekur./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.