PEKIN – Wang: Marrëdhëniet Kinë-BE të tregojnë qëndrueshmëri dhe vitalitet

PEKIN, 7 mars /ATSH-DPA/ – Marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Europian gjatë vitit të kaluar kanë treguar qëndrueshmëri dhe vitalitet, deklaroi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.

“Marrëveshja e investimeve për të cilën Pekini dhe Brukseli përfunduan negociatat në dhjetor u shërben nevojave të të dy palëve”, tha Wang në Kongresin Kombëtar të Popullit, sesioni vjetor parlamentar i Kinës.

“Përballë krizave dhe sfidave, marrëdhëniet Kinë-BE kanë demonstruar qëndrueshmëri dhe vitalitet duke i dërguar një mesazh pozitiv botës”, theksoi Wang.

“Kina dëshiron të bashkëpunojë me BE në fusha të tilla si rimëkëmbja ekonomike, ndryshimi i klimës dhe për të arritur më shumë stabilitet në marrëdhëniet ndërkombëtare”, përfundoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.